Rreth Nesh
SEO me teknikë, strategji dhe transparencë.
Agjensi SEO është një agjenci me bazë në Tiranë që merret vetëm me optimizimin për motorët e kërkimit. Nuk bëjmë pak nga të gjitha: bëjmë SEO.
Parimet
Si e kuptojmë punën tonë.
Ekspertizë teknike
E njohim mënyrën si Google e skanon, e renderon dhe e indekson një website, dhe punojmë drejtpërdrejt me kodin dhe me CMS-në.
SEO e bazuar në të dhëna
Vendimet merren mbi të dhënat e Google Search Console, të Analytics dhe të crawl-it, jo mbi supozime.
Raportim transparent
Çdo muaj e dini çfarë u bë, çfarë ndryshoi dhe çfarë vjen më pas. Të dhënat janë tuajat dhe mbeten tuajat.
Strategji afatgjatë
Nuk ndjekim truke që japin efekt për pak javë. Ndërtojmë dukshmëri që qëndron.
Punë e matshme
Çdo detyrë lidhet me një tregues: indeksim, dukshmëri, trafik, kërkesa ose shitje.
Pa garanci renditjesh
Askush nuk e kontrollon Google. Nuk premtojmë pozicione; premtojmë punë të bërë siç duhet dhe ndershmëri për rezultatet.
Pse një agjenci vetëm për SEO
SEO është bërë disiplinë teknike. Kërkon njohuri për arkitekturën e website-ve, performancën, Structured Data, përmbajtjen dhe sjelljen e përdoruesve. Kur trajtohet si një shërbim shtesë mes shumë të tjerave, zakonisht mbetet në sipërfaqe.
Ne kemi zgjedhur të specializohemi. Punojmë me biznese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Itali, si dhe me kompani që u drejtohen tregjeve anglishtfolëse.
Si bashkëpunojmë
Çdo bashkëpunim fillon me një auditim SEO. Mbi bazën e tij ndërtojmë një SEO Roadmap dhe biem dakord për prioritetet. Zbatimin mund ta bëjmë ne, ekipi juaj, ose të dy bashkë.
Nuk kemi paketa të gatshme, sepse një hotel në Sarandë dhe një dyqan online në Tiranë nuk kanë të njëjtat nevoja.
Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?
Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.