Shërbim SEO

SEO Maintenance që i kap problemet para se të kushtojnë.

Monitorojmë website-in tuaj çdo muaj, rregullojmë çfarë prishet dhe vazhdojmë ta përmirësojmë hap pas hapi.

fusha-e-punes
  1. 01Monitorim i indeksimit
  2. 02Kontroll teknik periodik
  3. 03Core Web Vitals
  4. 04Përditësim i përmbajtjes
  5. 05Ndjekje e ndryshimeve të Google
  6. 06Raportim mujor

Website-t ndryshojnë vazhdimisht: përditësime të CMS-së, plugin-e të reja, faqe që shtohen e hiqen. Çdo ndryshim mund të sjellë një problem SEO që kalon pa u vënë re për javë të tëra.

Mirëmbajtja SEO është kontrolli i rregullt që e mban website-in në gjendje të mirë teknike dhe siguron që puna e bërë të mos humbasë.

Çfarë përfshin SEO Maintenance

01

Monitorim i indeksimit

Ndjekim raportet e Google Search Console për faqe të përjashtuara dhe gabime të reja.

02

Kontroll teknik periodik

Skanim i rregullt për lidhje të thyera, zinxhirë ridrejtimesh dhe gabime 404.

03

Core Web Vitals

Ndjekim të dhënat reale të përdoruesve dhe ndërhyjmë kur përkeqësohen.

04

Përditësim i përmbajtjes

Rifreskojmë faqet që humbasin pozicione ose që kanë informacion të vjetër.

05

Ndjekje e ndryshimeve të Google

Vlerësojmë ndikimin e përditësimeve të algoritmit në website-in tuaj.

06

Raportim mujor

Çfarë u bë, çfarë ndryshoi në të dhëna dhe çfarë planifikohet për muajin tjetër.

Çfarë merrni në fund

  • Raport mujor i shkruar qartë.
  • Listë e ndërhyrjeve të kryera.
  • Njoftim i menjëhershëm për probleme kritike.
  • Plan pune për muajin pasardhës.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për SEO Maintenance

A ka kontratë afatgjatë?

Kushtet e bashkëpunimit përcaktohen në ofertë, sipas nevojave tuaja. I diskutojmë hapur përpara fillimit.

Çfarë përfshin raporti mujor?

Punën e kryer, treguesit kryesorë nga Google Search Console dhe Analytics, problemet e gjetura dhe hapat e radhës. Pa grafikë që nuk thonë asgjë.

A mund të filloj me mirëmbajtje pa bërë auditim?

Rekomandojmë një auditim fillestar, sepse pa të nuk dihet çfarë duhet mirëmbajtur. Mund të jetë edhe një version më i shkurtër.

Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?

Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.