SEO sipas industrisë

SEO për avokatë dhe studio ligjore.

E bëjmë ekspertizën tuaj të dukshme për njerëzit dhe bizneset që kërkojnë ndihmë ligjore.

plani-i-punes
  1. 01Faqe për fushat e praktikës
  2. 02Përmbajtje ligjore informuese
  3. 03Profile avokatësh
  4. 04Local SEO
  5. 05Klientë nga diaspora
  6. 06Structured Data

Kush kërkon një avokat ka zakonisht një problem konkret dhe kërkon dikë të besueshëm. Kërkimi fillon shpesh me një pyetje: si bëhet një procedurë, sa zgjat, çfarë dokumentesh duhen.

Një website që u përgjigjet qartë këtyre pyetjeve dhe tregon kush qëndron pas studios ndërton besim përpara takimit të parë.

Si e ndërtojmë SEO për Avokatë

01

Faqe për fushat e praktikës

Një faqe e plotë për çdo fushë: familjare, tregtare, pronësi, emigracion e të tjera.

02

Përmbajtje ligjore informuese

Shpjegime të qarta të procedurave, të përditësuara sipas legjislacionit.

03

Profile avokatësh

Përvoja, arsimi dhe fushat e ekspertizës për çdo avokat.

04

Local SEO

Dukshmëri për kërkimet në qytetin ku ushtroni aktivitetin.

05

Klientë nga diaspora

Përmbajtje në anglisht dhe italisht për shqiptarët jashtë vendit dhe për të huajt.

06

Structured Data

Schema për studion, avokatët dhe artikujt.

Ku përqendrohemi

  • Fushat e praktikës me më shumë kërkesë.
  • Saktësia dhe përditësimi i përmbajtjes.
  • Besueshmëria e studios.
  • Kërkesat për konsultë nga kërkimi organik.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për SEO për Avokatë

A përputhet kjo punë me rregullat e profesionit?

SEO është punë mbi cilësinë dhe gjetshmërinë e informacionit në website-in tuaj. Për kufizimet mbi reklamimin e profesionit duhet t'u referoheni rregullave të Dhomës së Avokatisë.

Kush i shkruan tekstet ligjore?

Ne përgatisim strukturën dhe draftin, ndërsa përmbajtja ligjore verifikohet nga avokatët tuaj.

A ia vlen për një avokat që punon vetëm?

Po, sidomos me fokus në një ose dy fusha praktike dhe në kërkimet lokale.

Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?

Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.