Shërbim SEO
SEO Content që u përgjigjet pyetjeve reale.
Planifikojmë dhe shkruajmë përmbajtje që niset nga ajo që kërkojnë klientët tuaj dhe i çon ata drejt shërbimeve tuaja.
- 01Strategji tematike
- 02Content brief
- 03Shkrim dhe redaktim
- 04Përditësim i përmbajtjes ekzistuese
- 05Pastrimi i përmbajtjes
- 06E-E-A-T
Përmbajtja funksionon kur dikush e ka kërkuar. Prandaj çdo artikull, udhëzues apo faqe shërbimi fillon me një pyetje reale dhe me analizën e asaj që Google shfaq aktualisht për të.
Shkruajmë për lexuesin, me një strukturë që e kuptojnë edhe motorët e kërkimit dhe sistemet e AI. Nuk publikojmë tekst vetëm për të mbushur blogun.
Çfarë përfshin SEO Content
Strategji tematike
Ndërtojmë grupe temash rreth shërbimeve tuaja, për të krijuar Topical Authority.
Content brief
Çdo tekst ka një plan: qëllimi i kërkimit, struktura, pyetjet që duhen mbuluar dhe lidhjet e brendshme.
Shkrim dhe redaktim
Tekste në shqip të natyrshëm, të shkruara me ndihmën e ekspertëve të fushës suaj.
Përditësim i përmbajtjes ekzistuese
Shpesh fitimi më i shpejtë vjen nga përmirësimi i faqeve që tashmë janë afër faqes së parë.
Pastrimi i përmbajtjes
Bashkojmë, ridrejtojmë ose heqim faqet e dobëta që nuk i shërbejnë askujt.
E-E-A-T
Autorë të identifikueshëm, burime, përvojë e dorës së parë dhe informacion i saktë.
Çfarë merrni në fund
- Kalendar përmbajtjeje i lidhur me fjalët kyçe.
- Content brief për çdo tekst.
- Tekste të gatshme për publikim, me metadata.
- Rishikim periodik i performancës së çdo faqeje.
Shërbime dhe burime të lidhura
Pyetje të shpeshta
Pyetje për SEO Content
A përdorni AI për të shkruar?
Mjetet e AI mund të ndihmojnë në hulumtim dhe strukturim, por çdo tekst shkruhet, verifikohet dhe redaktohet nga njerëz. Informacioni duhet të jetë i saktë dhe i juaji.
Sa artikuj në muaj nevojiten?
Nuk ka një numër të duhur për të gjithë. Më mirë pak tekste të mira që mbulojnë plotësisht një temë, sesa shumë tekste të cekëta.
A shkruani edhe në anglisht?
Po, shkruajmë në shqip dhe në anglisht. Për gjuhë të tjera bashkëpunojmë me redaktorë vendas.
Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?
Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.