Shërbim SEO

SEO Audit që tregon saktësisht çfarë duhet rregulluar.

Analizojmë website-in tuaj nga crawling te përmbajtja dhe ju dorëzojmë një listë të qartë problemesh, të renditura sipas ndikimit dhe vështirësisë.

fusha-e-punes
  1. 01Crawling dhe indeksim
  2. 02Arkitektura dhe URL-të
  3. 03Elementet on-page
  4. 04Performanca
  5. 05Sinjalet teknike
  6. 06Përmbajtja dhe fjalët kyçe

Një auditim SEO nuk është një raport automatik me qindra paralajmërime. Është një analizë e bërë nga njerëz, që dallon problemet që ndikojnë realisht në dukshmëri nga ato që mund të presin.

Shqyrtojmë mënyrën si Google e zbulon, e lexon dhe e indekson website-in tuaj, cilësinë e faqeve kryesore dhe përputhjen e tyre me atë që kërkojnë përdoruesit. Rezultati është një plan veprimi që ekipi juaj ose ne mund ta zbatojmë menjëherë.

Çfarë përfshin SEO Audit

01

Crawling dhe indeksim

Kontrollojmë robots.txt, XML sitemap, statusin e indeksimit në Google Search Console dhe faqet që Google i ka përjashtuar.

02

Arkitektura dhe URL-të

Vlerësojmë hierarkinë e faqeve, thellësinë e klikimeve, strukturën e URL-ve dhe faqet pa lidhje të brendshme.

03

Elementet on-page

Title tags, meta descriptions, heading-ët, përmbajtja e dyfishuar dhe përputhja me Search Intent për faqet kryesore.

04

Performanca

Core Web Vitals, pesha e faqeve, imazhet, JavaScript-i dhe sjellja në pajisjet mobile.

05

Sinjalet teknike

Canonical tags, ridrejtimet, kodet e statusit, Hreflang, HTTPS dhe Structured Data.

06

Përmbajtja dhe fjalët kyçe

Keyword cannibalization, faqe të dobëta, boshllëqe tematike dhe mundësi që konkurrentët i kanë shfrytëzuar.

Çfarë merrni në fund

  • Raport me gjetjet, i shkruar në gjuhë të kuptueshme, jo vetëm eksport nga mjetet.
  • Listë detyrash me prioritet sipas ndikimit dhe vështirësisë së zbatimit.
  • Udhëzime teknike të gatshme për zhvilluesit tuaj.
  • Takim për të diskutuar gjetjet dhe hapat e radhës.

Shërbime dhe burime të lidhura

Vlerësim fillestar falas

Filloni me një vlerësim falas.

Na dërgoni adresën e website-it. Një specialist e shqyrton dhe ju kthen problemet kryesore dhe hapat e parë.

Do të analizojmë problemet kryesore teknike, on-page dhe të indeksimit. Dërgimi hap WhatsApp me mesazhin të gatshëm.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për SEO Audit

A mund të porosis vetëm auditimin?

Po. Auditimi është një shërbim i pavarur. Pas dorëzimit mund ta zbatoni vetë me ekipin tuaj, ose mund të vazhdoni me ne për implementimin.

Çfarë aksesesh ju duhen?

Zakonisht akses leximi në Google Search Console dhe Google Analytics. Nuk na duhet akses administrimi në website për të kryer auditimin.

Çfarë e dallon vlerësimin falas nga auditimi i plotë?

Vlerësimi fillestar falas mbulon problemet kryesore teknike, on-page dhe të indeksimit. Auditimi i plotë shkon në thellësi për çdo shabllon faqeje dhe përfundon me një plan të detajuar zbatimi.

Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?

Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.