SEO sipas platformës

Wix SEO që nxjerr maksimumin nga platforma.

Konfigurojmë saktë mjetet SEO të Wix dhe rregullojmë strukturën e përmbajtjen, që website-i juaj të konkurrojë denjësisht.

kontrolli-teknik
  1. 01Cilësimet SEO
  2. 02Struktura e faqeve
  3. 03Shpejtësia
  4. 04Versioni mobile
  5. 05Structured Data
  6. 06Lidhja me Google

Wix është përmirësuar shumë në aspektin SEO dhe sot ofron kontroll mbi shumicën e elementeve të rëndësishme. Pjesa më e madhe e problemeve vjen nga konfigurimi dhe përmbajtja, jo nga platforma.

Për biznese të vogla dhe të mesme Wix mund të jetë zgjedhje e arsyeshme. Ju tregojmë sinqerisht çfarë mund të arrihet me të dhe kur ia vlen të mendohet një platformë tjetër.

Si e optimizojmë një website në Wix

01

Cilësimet SEO

Tituj, përshkrime, URL dhe rregulla indeksimi për çdo tip faqeje.

02

Struktura e faqeve

Hierarki e qartë, heading-ë korrektë dhe navigim i thjeshtë.

03

Shpejtësia

Reduktim i aplikacioneve, i animacioneve dhe i imazheve të rënda.

04

Versioni mobile

Kontroll i paraqitjes në celular, të cilën Google e përdor për indeksim.

05

Structured Data

Shtim i Schema Markup për biznesin, shërbimet dhe artikujt.

06

Lidhja me Google

Konfigurim i Google Search Console, i sitemap-it dhe i Google Business Profile.

Çfarë merrni

  • Konfigurim i plotë SEO i website-it.
  • Rekomandime për strukturën dhe përmbajtjen.
  • Lidhje me mjetet e Google.
  • Vlerësim i sinqertë i kufizimeve të platformës.

Shërbime dhe platforma të lidhura

Pyetje të shpeshta

Pyetje për Wix SEO

A mund të renditet mirë një website Wix?

Po, sidomos për biznese lokale dhe website me pak faqe. Për projekte të mëdha ose shumë të personalizuara, platforma të tjera japin më shumë kontroll.

A duhet të kaloj nga Wix në WordPress?

Jo domosdoshmërisht. Nëse website-i i plotëson nevojat tuaja, optimizimi kushton më pak se migrimi. E vlerësojmë rast pas rasti.

A punoni edhe me Wix Studio?

Po, punojmë me të dyja versionet e platformës.

Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?

Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.