Shërbim SEO

Ecommerce SEO për kategori dhe produkte që gjenden.

Optimizojmë arkitekturën, kategoritë dhe faqet e produkteve, që dyqani juaj online të shfaqet kur blerësit kërkojnë atë që shisni.

fusha-e-punes
  1. 01Arkitektura e kategorive
  2. 02Navigimi me filtra
  3. 03Faqet e produkteve
  4. 04Product schema
  5. 05Produkte jashtë stokut
  6. 06Pagination dhe canonical

Dyqanet online kanë sfida që website-t e tjerë nuk i kanë: mijëra URL nga filtrat, produkte që mbarojnë, variante të ngjashme dhe përshkrime të kopjuara nga furnitori.

Fokusi ynë është te faqet e kategorive, sepse aty përqendrohet shumica e kërkimeve me qëllim blerjeje, dhe te kontrolli i asaj që Google skanon dhe indekson.

Çfarë përfshin Ecommerce SEO

01

Arkitektura e kategorive

Hierarki logjike që pasqyron mënyrën si kërkojnë blerësit, jo vetëm strukturën e brendshme të katalogut.

02

Navigimi me filtra

Vendosim cilat kombinime filtrash meritojnë të indeksohen dhe cilat duhet të mbeten jashtë indeksit.

03

Faqet e produkteve

Tituj, përshkrime unike, imazhe të optimizuara dhe informacion që u përgjigjet pyetjeve të blerësit.

04

Product schema

Structured Data për çmimin, disponueshmërinë dhe karakteristikat, të sakta dhe të përputhura me faqen.

05

Produkte jashtë stokut

Rregulla të qarta për produktet e përkohshme, të hequra dhe ato që zëvendësohen.

06

Pagination dhe canonical

Trajtim korrekt i faqeve të numëruara, varianteve dhe versioneve të renditura ndryshe.

Çfarë merrni në fund

  • Analizë e arkitekturës dhe rekomandime për kategoritë.
  • Rregulla indeksimi për filtrat dhe parametrat.
  • Shabllone titujsh dhe përshkrimesh që shkallëzohen.
  • Listë prioritare kategorish dhe produktesh për optimizim.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për Ecommerce SEO

Me cilat platforma punoni?

Punojmë me WooCommerce, Shopify dhe platforma të ndërtuara me porosi. Parimet janë të njëjta; ndryshon mënyra e zbatimit.

A duhet përshkrim unik për çdo produkt?

Idealisht po. Kur katalogu është i madh, fillojmë nga produktet dhe kategoritë me më shumë potencial dhe për pjesën tjetër përdorim shabllone të mira.

Çfarë bëhet me produktet që nuk shiten më?

Varet nga rasti: ridrejtim te një produkt zëvendësues ose te kategoria, ose status 410 kur nuk ka alternativë. Nuk ka një rregull të vetëm për të gjitha.

Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?

Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.