Shërbim SEO

On-Page SEO që e bën çdo faqe të qartë për njerëzit dhe për Google.

Optimizojmë faqet tuaja sipas Search Intent, fjalëve kyçe dhe entiteteve, pa e kthyer tekstin në një listë fjalësh të përsëritura.

fusha-e-punes
  1. 01Title tags dhe meta descriptions
  2. 02Struktura e heading-ëve
  3. 03Përputhja me Search Intent
  4. 04Entitete dhe mbulim tematik
  5. 05Internal Linking
  6. 06Imazhet dhe media

Çdo faqe duhet të ketë një qëllim të vetëm dhe të qartë. On-Page SEO siguron që titulli, struktura dhe përmbajtja të tregojnë menjëherë për çfarë bëhet fjalë dhe kujt i shërben faqja.

Nisemi nga ajo që përdoruesi pret të gjejë kur bën një kërkim të caktuar dhe e ndërtojmë faqen rreth asaj pritshmërie. Kështu përmirësohen si renditja, ashtu edhe shkalla e klikimeve dhe e konvertimeve.

Çfarë përfshin On-Page SEO

01

Title tags dhe meta descriptions

Tituj unikë dhe përshkrues që pasqyrojnë përmbajtjen dhe e bëjnë rezultatin tuaj më tërheqës në SERP.

02

Struktura e heading-ëve

Një H1 i vetëm dhe hierarki logjike H2/H3 që e ndan përmbajtjen në pjesë të lexueshme.

03

Përputhja me Search Intent

Përcaktojmë nëse kërkimi është informues, tregtar apo transaksional dhe e përshtatim faqen sipas tij.

04

Entitete dhe mbulim tematik

Sigurohemi që faqja të trajtojë konceptet që lidhen natyrshëm me temën, jo vetëm fjalën kyçe kryesore.

05

Internal Linking

Lidhim faqet e afërta me anchor text përshkrues, që autoriteti dhe konteksti të shpërndahen drejt.

06

Imazhet dhe media

Emra skedarësh, alt text, përmasa dhe formate që ndihmojnë aksesueshmërinë dhe shpejtësinë.

Çfarë merrni në fund

  • Hartë fjalësh kyçe: një temë kryesore për çdo faqe.
  • Rekomandime për tituj, heading-ë dhe përmbajtje, faqe për faqe.
  • Plan për lidhjet e brendshme mes faqeve të afërta.
  • Zbatim në CMS, kur kemi akses.

Pyetje të shpeshta

Pyetje për On-Page SEO

Sa fjalë duhet të ketë një faqe?

Nuk ka një numër të duhur. Faqja duhet të jetë aq e gjatë sa nevojitet për t'iu përgjigjur plotësisht kërkimit. Disa faqe kanë nevojë për 300 fjalë, të tjera për 2000.

A e ndryshoni dizajnin e faqeve?

Jo domosdoshmërisht. Zakonisht punojmë brenda dizajnit ekzistues. Nëse struktura e faqes pengon lexueshmërinë ose konvertimin, e sugjerojmë ndryshimin dhe e diskutojmë me ju.

Çfarë është Keyword Cannibalization?

Ndodh kur dy ose më shumë faqe të website-it synojnë të njëjtin kërkim. Google nuk e ka të qartë cilën të shfaqë dhe shpesh asnjëra nuk renditet mirë.

Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?

Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.