SEO sipas industrisë
SEO për hotele që duan më shumë rezervime direkte.
Rrisim dukshmërinë e hotelit tuaj në Google, që udhëtarët t'ju gjejnë dhe të rezervojnë drejtpërdrejt në website-in tuaj.
- 01Kërkimet e udhëtarëve
- 02Faqe për dhomat dhe shërbimet
- 03Local SEO
- 04Përmbajtje për destinacionin
- 05Hotel schema
- 06Hreflang
Shumë hotele varen nga platformat e rezervimit dhe paguajnë komision për çdo rezervim. Website-i juaj mund të bëhet një kanal i drejtpërdrejtë, por vetëm nëse udhëtarët e gjejnë.
SEO për hotele kombinon kërkimin lokal, përmbajtjen në disa gjuhë dhe faqe që u përgjigjen pyetjeve reale të mysafirëve: vendndodhja, dhomat, parkimi, plazhi, transporti.
Si e ndërtojmë SEO për Hotele
Kërkimet e udhëtarëve
Hulumtojmë si kërkojnë mysafirët në shqip, anglisht, italisht dhe në gjuhë të tjera.
Faqe për dhomat dhe shërbimet
Çdo tip dhome dhe shërbim kryesor ka faqen e vet, me informacion të plotë.
Local SEO
Google Business Profile, harta dhe vlerësimet, që ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjen e mysafirit.
Përmbajtje për destinacionin
Udhëzues për zonën, që tërheqin udhëtarët në fazën e planifikimit.
Hotel schema
Structured Data për hotelin, dhomat dhe lehtësitë.
Hreflang
Versione të sakta gjuhësore për tregjet nga vijnë mysafirët.
Ku përqendrohemi
- Faqet që sjellin rezervime: dhomat, ofertat, kontakti.
- Dukshmëria në hartë për kërkimet lokale.
- Përmbajtja në gjuhët e mysafirëve tuaj.
- Matja e rezervimeve që vijnë nga kërkimi organik.
Pyetje të shpeshta
Pyetje për SEO për Hotele
A mund të konkurroj me platformat e rezervimit në Google?
Për kërkime të përgjithshme si „hotele në Sarandë“ është e vështirë. Por për emrin e hotelit, për kërkime më specifike dhe në hartë, website-i juaj mund të fitojë.
Kur duhet të fillojë puna për sezonin veror?
Disa muaj përpara. Udhëtarët planifikojnë herët dhe SEO kërkon kohë për të dhënë efekt.
A punoni me hotele të vogla dhe bujtina?
Po. Qasja përshtatet me madhësinë e strukturës dhe me buxhetin.
Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?
Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.