SEO Roadmap
SEO Roadmap: plani i 90 ditëve të para.
Një plan pune me radhë të qartë: fillimisht themelet teknike, pastaj faqet dhe përmbajtja, në fund autoriteti dhe matja.
Ditët 1–30
Technical Foundation
Sigurohemi që Google ta skanojë dhe ta indeksojë website-in pa pengesa.
- Auditim i plotë teknik
- Konfigurim i Google Search Console dhe Analytics
- Rregullim i robots.txt dhe i XML sitemap
- Korrigjim i canonical dhe i ridrejtimeve
- Përmirësimet e para të Core Web Vitals
- Keyword Research dhe keyword mapping
Në fund të muajit të parë keni një website pa pengesa teknike kryesore, të dhëna të besueshme për matje dhe një hartë të qartë: cila faqe synon çfarë kërkimi.
Ditët 31–60
On-Page + Content
Përputhim faqet kryesore me atë që kërkojnë përdoruesit.
- Optimizim i title tags dhe i meta descriptions
- Rishikim i faqeve kryesore të shërbimeve
- Strukturë e re e Internal Linking
- Structured Data për faqet kryesore
- Përditësim i përmbajtjes ekzistuese
- Plan për përmbajtje të re
Në fund të muajit të dytë faqet më të rëndësishme janë të optimizuara, të lidhura mes tyre dhe të përshkruara me Structured Data. Plani i përmbajtjes është gati për zbatim.
Ditët 61–90
Authority + Growth
Ndërtojmë autoritet tematik dhe matim rezultatet e para.
- Publikim i përmbajtjes së re
- Optimizim i Google Business Profile
- Përmendje dhe lidhje nga burime relevante
- Analizë e të dhënave të para
- Rishikim i prioriteteve
- Plan për tremujorin e ardhshëm
Në fund të muajit të tretë keni përmbajtjen e parë të re të publikuar, një raport me të dhënat e mbledhura dhe një plan të përditësuar për tre muajt në vijim.
Çfarë vjen pas 90 ditëve
Tre muaj mjaftojnë për të vendosur themelet dhe për të parë sinjalet e para, por rrallë për të arritur potencialin e plotë. Pas kësaj periudhe puna vazhdon me cikle më të shkurtra: matje, përmirësim, përmbajtje e re.
Në këtë fazë bashkëpunimi kalon zakonisht në SEO Maintenance ose në SEO Consulting, sipas burimeve që keni brenda kompanisë.
Çfarë e ndryshon planin
Afatet janë orientuese. Një website i vogël me pak probleme teknike ecën më shpejt. Një dyqan online me mijëra produkte, ose një migrim në prag, kërkon më shumë kohë në fazën e parë. Edhe shpejtësia me të cilën zbatohen ndryshimet nga zhvilluesit ndikon drejtpërdrejt.
Prandaj roadmap-i i saktë për website-in tuaj ndërtohet pas një auditimi SEO.
Gati ta kuptoni çfarë po e pengon website-in tuaj?
Na dërgoni website-in tuaj dhe merrni një vlerësim fillestar të mundësive SEO.